Remontet në rajonin e Veriut, 24-25 prill kufizime energjie në disa zona

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë remont në nst.Shkodra 3 në datat 24-25 prill në intervalin kohor 09:00-15:00.
Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin këto zona: Lagjia “Kiras”, “Vasil Shanto”, “Perash”, “Tom Kola”, lagjia “Perlat Rexhepi”, “Skënderbeg”, Rus, Dergut, Sarreq, Dobraç, Kiras, lagjia “Vojo Kushi”, lagjia “Qemal Stafa”, Ujësjellësi i Qytetit, Subjekte Private.