Remonti i OST në nst Jagodinë, 11 tetor kufizime energjie në disa zona në Fier

Për shkak të punimeve që do të kryejë OST në Traktin 110kV të nst Jagodinë, për zëvendësimin e dy izolatorëve të dëmtuar në datën 11 tetor, OSHEE do të stakojë energjinë në intervalin kohor 10:00-14:00.
Pa energji do të mbesin këto zona në Fier: Kallmi, Vërri, Vajkan, Imshtë, Jagodinë, Suk1, Suk 2, Arabaj, Marinëz, Kuman, Vidhisht, Luar, Qyteti Roskovec pjesërisht.