Remonti në nstacionin Sallmone, në datën 5 tetor kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër, në datën 5 tetor, për shkak të punimeve të planifikuara në nstacionin Sallmone, do të ketë kufizime të energjië në disa zona.
Orari i kufizimeve do të jetë 09:00-15:00
Zonat pa energji në Durrës e Shijak: Breg Lumi, Punishte, Komunale, Qendër Shijak, Qyteti Shijak, Perimore, Sallmone Koder, Zona Ferme Sukth, (Lagjia e Stallave), Hidrovori, Biznes privat gjate autostradës, 4 Rrugët;
Maminas-Shijak, Konsumatorë Privat përgjatë Autostradës Sukth-Durrës, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalëzit, Kompleksi Lura.