Rinovimi i kartave të identitetit, OSHEE ofron sportelet për posterat dhe fletëpalosjet

Kompania OSHEE ofron sportelet e saj të shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit, në të cilat gjenden posterat dhe fletëpalosje me informacionet e nevojshme mbi procesin e rinovimit të kartave të identitetit që po implementohet nga Ministria e Brendshme.
Ky institucion ka sqaruar se për kartën e identitetit nuk nevojitet asnjë dokument me përjashtim të kuponit, i cili blihet pranë sporteleve të Postës Shqiptare dhe vetë paraqitja fizike e personit në momentin e aplikimit.
Për pajisjen me pasaportë, dokumentet janë thjesht formulari i Policisë, i cili bën identifikimin e shtetasit, kopje e kuponit për t’u pajisur me pasaportë dhe paraqitja në sportelet e kompanisë “Aleat” për të bërë aplikimin dhe më pas për t’u pajisur me pasaportë dhe me kartë.