Sezoni turistik, përgjysmuam defektet dhe rritëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike

N1 – Numri i Defekteve për Abonent përmirësuar me 50%
D1 – Kohëzgjatja e Defektit për Abonent përmirësuar me 53%

SAIDI – Kohëzgjatja e Mungesës së Energjisë përmirësuar me 46%
SAIFI – Konsumatorët e Prekur nga Mungesa e Energjisë përmirësuar me 50%

Operatori i Shpërndarjes saë Energjisë Elektrike, OSHEE Sh.A, ka kryer analizën e menaxhimit të situatës së furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit turistik qershor-gusht 2018.
Nga të dhënat e analizuara, krahasuar me sezonin veror të një viti më parë, kompania OSHEE ka përmirësuar me 50% treguesit e performancës së rrjetit siç njihet ndryshe SAIDI dhe SAIFI.
Duhet të theksojmë se ndryshe nga një vit më parë, ky sezon turistik u shoqërua me mot jo të mirë cka solli probleme në rrjetin shpërndarës.
Megjithatë, masat e marra që në fillim të nisjes së sezonit turistik nga Divizioni i Shpërndarjes në kompaninë OSHEE kanë ofruar një furnizim më të mirë me energji elektrike të zonave bregdetare të Velipojës, Shëngjinit, Rrilës, Durrësit, Divjakës, Vlorës, Himarës dhe Sarandës, brenda parametrave optimalë në përputhje me rregulloren e cilësisë.

Kryerja e punimeve të planifikuara që në fillim të këtij viti si:
• Rikonstruksioni i rrjetit (remontet)
• Investimet në NST, fidera, shtylla dhe kabina
• organizimi i gadishmërisë me 1800 punonjës
kanë dhënë impak në përmirësimin e treguesve të performancës së rrjetit shpërndarës në zonat bregdetare.

Me nisjen e sezonit turistik, kompania OSHEE bëri publike numrat e kontaktit të dispecerive rajonale ku abonentët mund të drejtonin ankesat e tyre në lidhje me defektet në rrjetin elektrik.
Raportimi në kohë reale si dhe bashkëpunimi abonent – OSHEE dha rezultat në përgjysmimin e kohës së zgjidhjes të defektit.

Shtimi i kapaciteteve njerëzore në terren duke u angazhuar maksimalisht në riparimin sa më të shpejtë të defekteve që u shfaqën në rrjet, ishte një tjetër masë që dha rezultat efikas në përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në zonat bregdetare.

Koha e riparimit të defektit (mesatare)
Viti 2017 – 54.7 minuta
Viti 2018 – 26.6 minuta