Situata e furnizimit me energji elektrike, problem zonat rurale

Moti i keq gjatë natës, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë shkaktoi avari në disa linja elektrike të OSHEE-së, kryesisht në zonat rurale.

Më herët, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mori masat, që pas njoftimit nga institucioni i Emergjencave Civile, sipas të cilit, “gjatë datave 30 nëntor – 1 dhjetor 2017 e në vazhdim do të ketë reshje të dendura shiu në vlerat 100 mm në 24 ore, sidomos në Qarkun e Fierit dhe Qarkun e Vlorës”.
Pas kësaj, OSHEE ngriti Shtabin Qëndror të Emergjencave dhe Gatishmëri, bazuar mbi urdhrin e Administratorit të Përgjithshëm z.Adrian Çela.

Për t’i paraprirë situatës së keqe të motit nga të gjitha drejtoritë Rajonale, të Tensionit të Lartë dhe Divizioni i Shpërndarjes janë marrë masat për të bashkërenduar strukturat e menaxhimit të rrjetit elektrik, me mbështetjen e pushtetit vendor, për të siguruar mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të:
• hidrovorëve
• ujësjellësve
• eliminimin e avarive

Konkretisht, të dhënat e raportuara nga terreni, deri në orën 13.45, situata paraqitet problematike në zonat rurale të Shkodrës, Burrelit dhe Vlorës.

Falë investimeve të kryera, planit të remonteve të realizuara në vjeshtë dhe angazhimit të mbi 600 punonjësve në gatishmëri të plotë, kemi një numër 75 fidra të staktuar, kur dy vjet më parë, në të njëjtat kushte moti, numri i fidrave të stakuar arrinte mbi 150.

Siç paraqitet nga zonat, defektet kanë prekur pjesën rurale dhe malore të vendit, aty ku dhe linjat elektrike janë disa dhjetëra kilometra të gjatë, të shtrira në terrene të vështira. Punonjësit e OSHEE janë në terren për të minimizuar defektet.

Sipas rajoneve, probleme me energjinë elektrike, ka:

Rajoni Tiranë
Ibë, Zall Bastar, Mullet dhe Pezë

Shijak
Katund Sukth dhe Katund i Ri, Harizaj, Cikalleshi, etj

Gramsh
Tunjë dhe Kodovjat

Rajoni Berat
Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnje, Gjorgove, ish-komuna Terpan, Torozhan, ish-komuna Velabisht, Saver, Gorre, Pirre, etj

Rajoni Korçë
Trebinjë, Vithkuq dhe Ploçisht

Rajoni Fier
Zhupan, Drizë dhe Patos

Rajoni Vlorë
Amonic, Kasaj, Fushë-Gumenicë, Dukat, Tërbac, Fitore, Bishan, Tragjasë, Nartë, Zvërnec, Sevastër, Lepenic, Vranisht, lagjet “Kushtrime”, “28 Maj”, “28 Nëntori, zona pranë Kinoteatrit, Rradhimë, etj.

Rajoni Gjirokastër
Memaliaj, Kosinë, Piskovë, Suke dhe Dropull

Rajoni Shkodër
Kelmend, Bajzë, Zagor, Rrethina në Shkoder, Plazh Velipojë, Dajç, Dobraç, Vau i Dejës, Koman, Postribë, Kaçinar, Guri Zi, Gjadër, Kallmet, Shëngjin, Iballë dhe
Zejmen.

Rajoni Burrel
Cerrujë, Krastë, Rubik, Klos, Skurraj

Rajoni Kukes
Kërnajë, Begaj, Myhejan, Bicaj, Bushtricë, Topojan, Shishtavec, Vlahen, Kishaj, Pogaj, etj.
harte