Takim me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe sekretarin e përgjithshëm të Energy Charter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku dhe Sekretari i Përgjithshëm i Energy Charter z.Urban Rusnák kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e lartë të kompanisë OSHEE.
Administratori i kompanisë, z.Adrian Çela, ka prezantuar gjatë takimit investimet e OSHEE dhe projektet në vazhdim që pritet të implementohen në sektorin energjetik, kryesisht për sistemin SMART.
Të ftuarit janë njohur nga afër dhe me sallën e SCADA, ku janë instaluar pajisjet që monitorojnë në kohë reale rrjetin elektrik: nënstacionet, kabinat, përfshi edhe monitorimin online të HEC-ve.
Administratori i OSHEE i ka shpjeguar ministres Balluku dhe kreut të Energy Charter z.Urban Rusnák, sistemin e ri të billing-ut, platformë kjo që shpejton dhe zgjidh në kohë kërkesat dhe shërbimin ndaj klientit në lidhje me faturimin, pagesat etj.
Ministrja Balluku tha se “nga takimi në OSHEE, besoj i kemi dhënë z. Rusnák shijen më të mirë të të gjithë përpjekjeve dhe të gjitha arritjeve që Shqipëria ka bërë në fushën e energjisë”.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm të Energy Charter z.Urban Rusnák u shpreh i befasuar me kapacitetet e OSHEE dhe vlerësoi bashkëpunimin që sipas tij do të jetë mjaft i suksesshëm gjatë këtij viti.
f177eb20-5eb4-4a3d-95d1-a1f1f8ded1f2