Tarifat e sherbimeve me pagese ne Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. ka krijuar Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit me qellimin qe te sherbejne si nje pike referimi per klientet e saj, ku mund te adresohen kerkesa dhe ankesa por dhe te perftohen sherbime te ndryshme. Disa prej sherbimeve qe ofron Qendra e Kujdesit ndaj Klientit behen kundrejt nje pagese, te parashikuar nga Enti Rregullator i Energjise (ERE). Per t’ju ardhur ne ndihme klienteve tane, ne kemi pergatitur nje liste me sherbimet qe kryhen kundrejt pageses, tarifat perkatese, si edhe dokumentet qe kerkohen per secilin sherbim

Kerkese per azhornim te rrjetit
(3.600 Leke me TVSH)  Numri i kontrates se furnizimit me energji elektrike. Mjet identifikimi (karte identiteti, pasaporte ose leje drejtimi). Formulari i aplikimit (kerkesa).
Vertetim debie. Plan-vendosja e objektit qe do ndertohet.

Kerkese per ndryshim te pronesise se kontrates (300 Leke me TVSH)
Numri i Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike. Formulari i Qendres se Kujdesit ndaj Klientit, i plotesuar. Akti noterial qe verteton pronesine e objektit qe lidhet me kontraten ne fjale. Ne rast ndryshimi te emrit brenda familjes, nevojitet certifikate familjare. Ne rast vdekje te titullarit te kontrates, certifikate vdekje. Mjet identifikimi (karte identiteti, pasaporte biometrike ose leje drejtimi) Vertetim debie (merret tek Qendra e Kujdesit ndaj Klientit).

Kerkese per libreze te re (20 Leke me TVSH)
Numri i kontrates se furnizimit me energji elektrike. Libreza e vjeter (nese administrohet nga klienti).

Kerkese per zhvendosje matesi (2.500 Leke me TVSH).
Numri i Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike. Formulari i Qendres se Kujdesit ndaj Klientit, i plotesuar. Informacion teknik (distanca vendit aktual me te riun, lloji i matesit) Mjet identifikimi (karte identiteti, pasaporte ose leje drejtimi) Numri i Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike