Treguesit e 10-Mujorit 2018, ulje rekord e humbjeve, zgjidhshmëri e ankesave në masën 112%

Kompania OSHEE ka mbyllur me bilanc pozitiv treguesit e performancës së 10-mujorit të këtij viti, të cilët në raport me një vit më parë shënojnë rezultate mjaft të mira.

Sipas të dhënave për humbjet në rrjetin energjetik, kemi shënuar një rekord historik me mesatare humbjesh nën 24% për vitin 2018.

Pra, po ta krahasojmë me të shkuarën, humbjet kanë qenë mbi 45% dhe ulja është drastike.

Theksojmë se si 10-mujor, humbjet zbritën në 23.7%, duke u reduktuar me 2.8% në raport me 10-mujorin 2017, si rezultat i investimeve përgjatë viteve 2016 – 2018 dhe menaxhimit e kontrolleve të vazhdueshme në terren.
Edhe niveli i Arkëtimeve ka ardhur duke u rritur si pasojë e konsolidimit të reformave të cilat po japin efektin e duhur.
Kështu, Arkëtimet si 10-mujor 2018 prekën 54.9 Miliardë Lekë, rritje kjo e ndjeshme, krahasuar me 10-mujorin 2017 me 3.1% ose 1.6 Miliardë Lekë më shumë.

Periudha e 10-mujorit 2018 shënon rritje të ndjeshme të arkëtimeve me vonesë deri ne 90 Ditë, krahasuar me 2017 me 4% ose 1.9 Miliardë Lekë më shumë. Kjo ka ardhur si pasojë e realizimit të planeve të punës, ndërgjegjësimit të klientëve për pagesat në kohë të faturave të energjisë elektrike.

Norma e Arkëtimit ndaj faturës pararendëse në 10-mujorin 2018 rezulton në masën 101.3%, e rritur prej 0.9% me 10-mujori 2017, si rezultat i:
• Rritjes së cilësisë së procesit të lexim/faturimit
• Vazhdimësisë së proceseve për uljen e borxhit & AKM
Cilësia e shërbimit – Në raport me një vit më parë, si 10-mujor, kemi 39.3% më pak ankesa.

Numri i ankesave të depozituara pranë Kujdesit ndaj Klientit
• 10-mujori 2018 33.534 Ankesa të Trajtuara
• 10-mujori 2017 55.282 Ankesa të Trajtuara

Në raport me numrin total të faturave që emeton OSHEE, pesha e ankesave nuk zë më tepër se 1%
Për vitin 2017, nga 55.282 mijë ankesa të depozituara, morën zgjidhje 44,075.
Ndërsa për 10 mujorin e 2018, nga 33.534 morën zgjidhje 37.656 Ankesa.
Në vitin 2018, zgjidhshmëria tejkaloi normën 100% (112%) pasi u trajtuan edhe raste të mbartura.