VENDE VAKANTE



Të nderuar,

Ju njoftojmë hapjen e pozicioneve të reja të punës në Shoqërinë OSHEE sh.a.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë brenda datës 27.09.2019, ora 17:00, në adresën e e-malit: dbnj@oshee.al, dokumentet si më poshtë:
-Letër Interesi – në të cilën duhet të specifikohet me saktësi Pozicioni i Punës për të cilin aplikohet dhe arsyet të cilat ju mendoni se ju bëjnë një kandidat potencial për këtë pozicion;
-Jetëshkrim (CV);
-Fotokopje të Diplomave dhe / ose Çertifikatave;
-Kopje e 2 letrave të rekomandimit nga individë më të cilët kandidati ka pasur ose ka marrëdhenie pune
-Fotokopje të librezës së punës;
-Vertetim nga punëdhënesi qe nuk kane mase disiplinore per 2 vitet e fundit;

Respektivisht, pozicionet e reja të punës të hapura për aplikim, rekrutim të jashtëm dhe të brendshëm, janë si më poshtë:

1. Analist i të dhënave – Njësia e Kontrollit dhe rekuperimi i humbjeve në rajon (lutemi verifikoni detyrat dhe pergjegjesite e vendit të punës kliko këtu)

Vendi Punës-DR Rajonale Pozicioni i Punës Numri i vëndeve
Berat Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 2
Burrel Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 2
Durres Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 1
Elbasan Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 1
Fier Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 2
Gjirokaster Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 2
Korce Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 2
Vlore Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 1
Kukes Analist Rajonal i Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 1

Kualifikimet / Aftësitë- Analist i të dhënave
a) Diploma e universitare (preferohet Inxhinieri Elektrike, Kontabilitet- Auditim, Drejtësi)
b) Përvoja minimale 1 vjeçare e punës (preferohet eksperience në analize të dhënash)
c) Aftësi kompjuterike (përpunim teksti, spreadsheet, programe prezantimi, email dhe internet). MS Office, në veçanti me excel dhe kanë aftësi të mira analitike, për të bërë analiza dhe statistika.
d) Aftësia për të punuar nën presion dhe për të përmbushur objektivat.
e) Njohuri për të shkruar raporte, njohuri teknike, njohuri të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në bazë të asaj që vepron kompania.
f) Integriteti dhe profesionalizmi.
g) Aftesi komunikimi.
h) Aftësi profesionale për të shkruar raporte.
i) Marrjen e vendimeve dhe aftësitë e punës në grup
j) Vetë-motivimi dhe vetë-iniciativa.
k) Njohuri profesionale për interpretimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi
l) Aftësia për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet

2. Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve – Njësia e Kontrollit dhe rekuperimi i humbjeve në rajon (lutemi verifikoni detyrat dhe pergjegjesite e vendit të punës kliko këtu)

Vendi Punës- DR Rajonale Pozicioni i Punës Numri i vëndeve
Berat Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 7
Burrel Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 13
Durres Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 20
Elbasan Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 5
Fier Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 4
Gjirokaster Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 5
Korce Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 5
Shkoder Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 30
Vlore Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 3
Kukes Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve 10

Kualifikimet / Aftësitë – Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve
a) Kualifikimi teknik (p.sh. teknik i energjisë elektrike), Diplomë universitare në (Elektro Inxhinier është e preferuar).
b) Përvoja në Auditim, hetimim policor, ushtarak do të konsiderohet si prioritet.
c) Përvoja minimale 2 vjeçare e punës
d) Të paktën për vitin e fundit ai / ajo nuk duhet të jetë i lidhur me OSHEE ose ndonjë kontraktor që bën biznes me OSHEE
e) Aftësi për të kontrolluar sistemin e matjes 1 fazor ose 3 fazor. Njohuritë për matësin 5amp do të konsiderohet si prioritet.
f) Patentë.
g) Integriteti dhe profesionalizmi
h) Aftesi komunikimi
i) Vetë-motivimi dhe vetë-iniciativa
j) Njohuri profesionale të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi
k) Aftësia për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet