Vërtetimi debisë për abonentët familjarë

I nderuar abonent,

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a, njofton se ka nisur puna për lëshimin e vërtetimeve të debisë, për Abonentët Familjar.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten pranë çdo Zyre të Kujdesit Ndaj Klientit (KNK), duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me vërtetimin e debisë:

  1. Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose Passaportë)
  2. Formular vetëdeklarimi (me të cilin abonentët do te pajisen dhe plotësojnë pranë Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit);

Gjatë procedurës së pajisjes më vërtetimin e debisë, të interesuarit do të asistohen nga specialisti i KNK-së.