Vijon aksioni i OSHEE kundër vjedhësve të energjisë, 12 raste në Fier

image1 (2)
OSHEE Fier në bashkëpunim me Task Forcen dhe Policine e Shtetit kane vijuar kontrollet per debitoret dhe për vjedhesit e energjise elektrike.
Nga hetimet dhe provesverbalet pas kontrollit, disa abonentë kanë përfunduar në polici nga kallëzimi i bërë nga OSHEE me motivacionin e nderhyrjes në sistemin matës dhe vjedhjes së energjisë permes lidhjes direkt te linja (me krraba ose me grepa).
Konkretisht, personat e proceduar ne polici janë:
Xhelal B., nga Ballshi, vjedhje përmes aparatit mates
Gëzim D., Themi Z. dhe Sofie H., nga Fieri, vjedhje të energjisë përmes aparatit matës.
Të tjerë abonentë janë kallëzuar në Prokurori, si:
Stavri B., Arben G., Sami B. dhe Qani B. (dy të fundit nga Hekali);
Enver A. fshati Ferras, vjedhje me ganxha;
Zini B., ndërhyrje në matës, fshati Lavdan;
Nazmi H., vjedhje me matës;
Ylli Y., vjedhje me grep, fshati Lapulec.
Të 12 abonentët e lartpërmendur akuzohen për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.