Raporti Vjetor i Performancës 2015

raporti_2015_2726_0Raporti i performancës vjetore të KLSH-së, është një përmbledhje e rezultateve kryesore të arritura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij për periudhën Janar - Dhjetor 2015, duke u fokusuar në kryerjen e analizës SWOT dhe mbi bazën e Kuadrit të Matjes së Performancës (PMF) së SAI-ve.

Matja e punës nëpërmjet treguesve të performancës, të cilët përmbledhin standardet ISSAI dhe praktikat e tjera më të mira të përcaktuara nga INTOSAI, jep një pasqyrë të të gjitha fushave më të rëndësishme të aktivitetit dhe rezultateve të një SAI. Ajo përfshin si proceset e brendshme të institucionit (mënyrën e organizimit, zbatimin e rregullores së brendshme, zhvillimin e burimeve njerëzore, etj), ashtu edhe komunikimet me jashtë (partneritetet, komunikimin me qytetarët dhe publikun, etj.) dhe rezultatet e veprimtarisë audituese. Matjet objektive të performancës në formën e treguesve, e bëjnë të përshtatshëm edhe krahasimin e performancës së aktivitetit të SAI-t  në intervale të dhëna kohe.

Orientuar nga këto drejtime bazë të punës së një SAI, raporti i performancës së KLSH-së, për vitin 2015, është kryer bazuar në Dokumentin Standard të Matjes së Performancës së SAI-ve (dokument ky i lançuar dhe promovuar nga Kongresi INCOSAI 21 i organizatës INTOSAI i tetorit 2013, i cili po përdoret gjerësisht nga SAI-t e zhvilluara për të vlerësuar rezultatet e tyre por që është ende i pazyrtarizuar), si dhe në Analizën SWOT, e cila na lejon të identifikojmë pikat e forta dhe të dobëta të aktivitetit auditues dhe të menaxhimit institucional.

Raporti Vjetor i Perfomancës 2015

Fjala e Kryetarit të KLSH-së z. Bujar Leskaj në Komisionin e Ekonomisë dhe Financat në Kuvend, më 28.6.2016

Rezolutë për Vlerësimin e Veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për Vitin 2015