Avari në n/stacionin Tirana 1, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot në orën 10.27 ka ndodhur një defekt në n.stacionin Tirana 1, Zogu i Zi.
Zonat që kanë mbetur pa energji janë: Fusha e Aviacionit,
zona rreth Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, Rr. Durrësit, Blloku i Ambasadave, zona rreth N/st , Privat.
Brigada e avarisë së OSHEE po punon për eleminimin e shpejtë të këtij defekti.