Demontimi te N/St Selitë, zonat dhe orari i stakimit

Në kuadër të investimit për fuqizimin e N/St Selitë, projekt ky në përfundim, është i nevojshëm demontimi i pajisjeve të vjetra, pra i pastrimit pjesëve në këtë n/st, dhe për pasojë, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike si masë sigurie, që bën të mundur realizimin e punimeve më lart.

Data: 9 Nëntor
Ora: 03:00 – 06:00 (e mëngjesit)

Zonat pa energji: rrugët “Ilia Dilo Sheperi”, “Gjovalin Gjadri”, “Hamdi Pepa”, “Bedri Karapici”, “Tre Dëshmorët” (pjesërisht pranë KMY), rreth zonës ish-Misto Mame, “Eleonora”, “Kopshti Botanik”, “Kodra e Diellit”, ish-SMT, vilat në Selitë, rrugët “Irfan Tomini”, “Stavri Themeli” dhe “Teodor Keko”, Mju Bathore, Lundër, Vishnje dhe Arbanë.

Data: 10 Nëntor

Ora: 03:00- 06:00 (e mëngjesit)

Zonat pa energji; Pjesërisht “Unaza e Re” dhe ish- Fusha e Aviacionit