Dëmtohet fidri, “Don Bosko” pa drita

Sot, rreth orës 10.30. fidri A12, ka pësuar avari, duke lënë pa energji elektrike zonën e “Don Boskos” deri në afërsi të rrethrrotullimit “Zog i zi”.
Ky fider, siç shihet nga fotot, ndodhet pranë kantierit ku po ndërtohet aktualisht bulevardi i ri i Tiranës, dhe punimet e papërgjegjshme të firmës private, kanë provokuar fidrin, i cili sot dha shenjën e avarisë.
Brigatat e OSHEE janë duke punuar për një rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.
fideri 1

fidri me defekt