Dëmtohet rrjeti i OSHEE, 10 mijë abonentë pa drita në Laprakë dhe Ali Demi

Drejtori i Tiranës, Klevis Jahaj: Paketë masash drastike
Në 24 orët e fundit, rrjeti elektrik i OSHEE-së është goditur dy herë nga subjektet private, duke lënë zona të konsiderueshme dhe rreth 10 mijë banorë pa energji elektrike.
Bëhet fjalë, konkretisht në zonën e Ali Demit, ku një subjekt privat, gjatë gërmimit për ndërtimin e themeleve, dëmtoi mbrëmë rreth orës 22.30 fidrin C3, ndërsa sot në mëngjes, një subjekt që punonte për llogari të institucionit publik, dëmtoi fiderin A7, duke lënë një pjesë të mirë të zonës së Laprakës, pranë ish-Spitalit Ushtarak, pa energji elektrike.

Ky fenomen tashmë po kthehet shqetësues dhe të dhënat e rasteve të dëmtimit të rrjetit të OSHEE paraqitet alarmante.

Drejtori i OSHEE-së, për rajonin e Tiranës, z.Klevis Jahaj, deklaroi sot për mediat se po punohet për hartimin e një pakete ligjore që forcon masat ndëshkuese ndaj subjekteve private që dëmtojnë rrjetin e kompanisë.

“Në zonën e Ali Demit, dëmtimi i fidrit C3 la pa drita ka dëmtuar një fiderin C3 që furnizon një pjesë të Porcelanit, Shkozës deri në Tregun elektrik. Pas konstatimit të dëmit, kemi manovruar për dhënien e energjisë brenda 20 minutash gjithë bllokut të pallateve në Porcelan e Shkozë, kurse pjesa e zonës së Ali Demit u normalizua sot, rreth orës 13.00. Në bashkëpunim me forcat e policisë kemi bërë dhe kallëzimin dhe shoqërimin e personave përgjegjës.
Një tjetër rast, sot në Laprakë, la pa energji gjithë zonën e përreth, përfshi pallatet “Gintash”. Ky është rasti i 11-të për këtë muaj që punime të pakontrolluara nga subjektet private dëmtojnë rrjetin elektrik të Tiranës.

Falënderojmë forcat e rendit për asistencën që na kanë dhënë, por këto subjekte duhet të marrin ndëshkimin e merituar për dëmin që i shkaktojnë abonentëve. Ne kemi marrë masa për mbarëvajtjen e furnizimit me energji në këto ditë të ftohta si dhe në prag festave, por këto raste po na vështirësojnë punën.

I bëjmë thirrje gjithë operatorëve që kryejnë punime në Tiranë, të marrin azhurnime përkatëse të rrjetit të energjisë në vendin ku po kryejnë punime si dhe të kërkojnë asistencën e ekspertëve tanë, në kuadër do të përballen shumë shpejt me sanksione të forta”, përfundoi deklaratën kreu i OSHEE, Tiranë.
policia-2