Dushk. Debitori qëllon me armë grupin e OSHEE

Closeup-photo-of-hunter-holding-a-rifle-Shutterstock-800x430
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të qytetit të Belshit/Elbasan, ku një debitor i energjisë elektrike ka qëlluar me armë në drejtim të grupit të kontrollit i cili po kryente detyrën.
Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se abonenti Bedri Muca, me nr kontrate 82941 kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.
Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muca ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me cifte në drejtim të tyre.
Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar personin në fjalë