Firma private le 30 fshatra pa energji, OSHEE e kallëzon

fullsizerender
Një tjetër subjekt privat ka dëmtuar sot rreth orës 09.00 kabllin 35kV i linjës L30-1 Kinostudio-Lanabregas.
Demtimi i kabllit ndodhi nga firma private B93, e cila po punonte për llogari të ujësjellësit, pranë Fizikës Bërthamore, duke nxjerrë jashtë pune dy N/stacionet, Lanabregasin dhe atë të Qafë-Mollës.
Si pasojë e këtij dëmtimi mbetën pa energji për rreth 3 orë rreth 40 mijë banorë të 30 fshatrave te Tiranës, si Lanabregas, Bregas, Linzë, Linzë Deli, Surrel, Priskë, Fushë Farkë, etj, Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, etj, si dhe subjekte të private (Teleferiku, etj).
Kryeinxhinieri i Drejtorisë së Tensionit të Lartë për Tiranën, Egert Mema tha për mediat se pas konstatimit të dëmit, OSHEE ka thirrur policinë, për hetimin e ngjarjes dhe mbledhjen e provave.
“Ky është rasti i 15 për muajin dhjetor vetëm në Tiranë, pra mesatarisht çdo ditë nga një dëmtim. Kompania ka punuar jashtë rregullave të kushteve teknike, pa marrë azhurnimet dhe kodet e rrjetit nga OSHEE. Abonentët po marrin energji nga linjat e tjera unazore”