Fuqizimi i n/stacionit Selitë, kufizime energjie nga ora 10:00-14:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin energjetik të Tiranës, për fuqizimin e n/stacionit Selitë dhe garantimin e furnizimit me energji për festat e fundvitit, nesër, në datën 27 dhjetor, nga ora 10.00-14.00, do të stakohet energjia në n/stacionin Selitë. Bëhet fjalë për vënien në eficencë të tre fiderave të rinj 20 kv.
Gjatë këtij intervali kohor do të ketë kufizime energjie në këto zona: Rruga Kongresi i Lushnjës, rr. Ndre Mjeda, Rr Frosina Plaku, Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka,
Hotel Mondial, Rr Bab Rexha, Fabrika Mjellit (Pjeserisht), Shkolla Industriale,
Sport Klub “Partizani”