Investimet në rrjetin elektrik, kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike, nesër në datën 25 janar, nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet.
Pa energji do të jenë gjatë këtij intervali kohor këto zona:
rruga “Nazmi Rushiti”, pranë Maternitetit të Ri, rruga “Mine Peza”, rruga “Skënder Kosturi”.