Mirëmbajtja e rrjetit në Durrës, zonat dhe oraret pa drita!

Në kuadër të procesit për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik dhe investimeve që po kryhen, OSHEE Durrës ka planifikuar të kryejë disa remonte dhe stakime. Zonat dhe oraret që preken nga stakimet më datë 16 dhjetor (e Premte), më konkretisht janë:

Nga ora 16:00 deri në orën 20:00:

· Rreth Gjykatës së Apelit në Shkozet

· Rruga Nishtullës deri tek tregu i makinave

· Zona e Shënvlashit dhe një pjesë e Rrashbullit

Më datë 19 dhjetor, nga ora 07:30 deri në orën 15:00

· Një pjesë tek ish Rajoni i Policisë