Paguaj faturën e OSHEE me Vodafone M-Pesa në çdo kohë FALAS.
Me Vodafone M-Pesa ju mund të paguani vlerën e principalit të faturës, ose vlerën e principalit bashkë me kamatë vonesën nën një shumë të vetme, ose edhe vetëm kamatë vonesën por vetëm pasi të keni shlyer më parë detyrimin për principalin e asaj fature. Per me shume informacion mbi menyren e pageses kliko ketu.
Pyetje te shpeshta:
Q. Si mund të paguaj faturën e OSHEE me M-Pesa?
A. Thjesht fare, mjafton të hyni në menunë M-Pesa *555#, zgjidhni opsionin 4. Paguaj faturë dhe me pas opsionin 2. OSHEE. Vendosni të dhënat saktësisht siç ju kërkohen në menu. Për më shumë mund t’i referoheni videos orientuese këtu
Q. A ka kosto shtesë për të paguar faturën e OSHEE?
A. Jo, ju nuk do të paguani asnjë kostë shtesë për pagesën e faturës së OSHEE nëpërmjet M-Pesa.
Q. A mund të paguaj më shumë se një faturë OSHEE me M-Pesa?
A. Sigurisht që po. Ju mund të paguani faturat tuaja apo të të afërmve tuaj nëpërmjet M-Pesa, mjaton që llogaria juaj M-Pesa të jëtë aktive, shuma e faturës të mos tejkalojë ndonjë nga limitet e llogarisë suaj M-Pesa si dhe të keni balancë të mjaftueshme në llogarinë tuaj.
Q. A mund të paguaj faturat e prapambetura të OSHEE?
A. Po. Ju mund të paguani faturat e prapambetura të OSHEE me M-Pesa dhe përveç “Totalit”të saj edhe kamatë vonesat e aplikuara për atë faturë.
Q. Si i paguaj kamatë vonesat?
A. Si çdo pagesë tjetër që kryeni për OSHEE; mjafton që më parë të keni shlyer detyrimin e faturës dhe më pas hyni në menunë M-Pesa, zgjidhni opsionin 3 per OSHEE dhe vendosni vlerën e kamatë vonesës si dhe numrin e faturës për të cilën është aplikuar kjo kamatë vonesë. Gjithashtu ju mund të paguani edhe vlerën e plotë të detyrimit principal (“Totali për t’u paguar në faturë’) plus kamatë vonesë në një transaksion të vetëm.
Q. Çfarë konfirmimi marr për pagesat e kryera?
A. Për çdo pagesë të kryer me M-Pesa ju merrni nje SMS konfirmuese e cila përmban numrin e veprimit, shumën e paguar dhe destinacionin e kryerjes së pagesës, (në rastin konkret OSHEE).