OSHEE: 1 milion USD për Librazhdin dhe 30 fshatra

img_8450
Administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela u ndal kësaj herë në Librazhd për të parë nga afër investimet e përfunduara dhe kryerjen e inspektimit për veprat energjetike që janë ende në vazhdim.
Në qytetin e Librazhdit OSHEE ka ndërtuar 8 kabina të reja, me vlerë 34 milionë lekë, janë vendosur 240 shtylla, si dhe janë shtruar 90 kilometra kabllo të rrjetit të tensionit të mesëm (TM) me sistem ABC.
“Ky investim ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e furnizimit të banorëve, pasi kishte defekte të shpeshta, por nga ana tjetër ulur edhe nivelin e humbjeve. Këto investime janë bërë me të ardhurat e OSHEE, pra pagesat e abonentëve kompania i ka kthyer me shërbime cilësore për qytetarët”, deklaroi për mediat, Administratori i OSHEE, z.Çela.
I shoqëruar nga kryetari i bashkisë si dhe nga deputeti i zonës, Taulant Balla, kreu i OSHEE, tha se, “Librazhdi hyn tek qytetet që ka performancë të mirë përsa i takon nivelit të humbjeve dhe arkëtimeve. Kjo tregon se OSHEE nuk është e fokusuar tek zonat problematike për këta tregues, por dhe në zonat ku qytetarët kanë një përqasje të mirë ndaj kompanisë”.
Ndërkohë, deputeti Balla falënderoi OSHEE-në dhe administratorin Adrian Çela, që i është përgjigjur thirrjes së pushtetit vendor në këtë zonë dhe timin si përfaqësues në kuvendin e Shqipërisë lidhur me nevojat që ka kjo zonë.
“Ajo që është e rëndësishme të theksojmë jo vetëm investimet e kryera në këtë zonë për vitin 2016 që kapin vlerën e 1 miliard lekë, por në 2017 do të kemi sërish investime në rrjetin elektrik, kemi zona si Përrenjas fshati që për shkak të dëmtimit në pjesë të tjera të sistemit vuajnë mungesën e energjisë elektrike deri në riparimin e plotë të dëmtimit”, u shpreh Balla.
Ndalesa e radhës ishte në zonën e thellë të Çermenikës, për të parë nga afër ndërtimin e dy fidrave, 1 dhe 4, me tension 10 kV, dhe përfitues të këtij investimi janë rreth 30 fshatra të Librazhdit, ku përfitues janë 8 mijë abonentë.
“Po investojmë në ato zona, që nëse kthehemi në retrospektivë, në Nëntor 2014 dhe Janar 2015, mbetën 2 javë pa energji për shkak të reshjeve të borës, por dhe sistemit që nuk përballoi situatën e motit. Themi me krenari që kjo nuk do të ndodhë më, sipas situata ka ndryshuar falë investimit 70 milionë lekë!”, u shpreh administratori i OSHEE.
img_8430