OSHEE Durrës, remont në disa kabina, zonat dhe oraret e stakimit të dritave

Në kuadër të planit të masave për festat e fundit vitit dhe sezonit të dimrit, për një cilësi më të mirë në shërbimin e furnizimit me energji elektrike, OSHEE Durrës, është duke kryer, sipas një plani të miratuar më parë, procesin e mirëmbajtjes së linjave dhe kabinave në qytetin e Durrësit.

Si rrjedhojë e këtyre punimeve në rrjet, sipas grafikut, më datë 13 nëntor 2016 (e Martë), do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, në këto orare dhe zona të Durrësit:

· 05:00 – 08:00 e mëngjesit / nga “Ura e Dajlanit” deri te Hekurudha, pjesa e bregut të detit, si dhe nga “Rrota e Kuqe” deri te Hekurudha, ana tjetër e rrugës paralele (krahu i shinave të trenit);

· 09:00 – 14:00 / një pjesë e lagjes 17, Sigurimet Shoqërore dhe Ambulanca e lagjes;

· 06:00 – 11:00 / zona e Arapaj (Durrës)

· 16:00 – 20:00 / zona pranë Kolaudimit të Mjeteve (Shkozet)

Gjithashtu, më datë 14 dhjetor (e Mërkurë), do të punohet në linjën e TM 6kV, për pasojë, do të mungojë energjia elektrike:

· 06:00 – 12:00 / në segmentin nga Gjykata e Apelit në Shkozet deri tek Tuneli i Trenit, Rrashbull