OSHEE: Shifёr rekord arkёtimesh, 48% tё ardhura mё shumё se vjet!

celaAdministratori i OSHEE, z.Adrian Cela deklaroi sot gjatë një konference për mediat se të ardhurat gjatë muajit shkurt u rritën me 48 % më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë.

Nisur nga niveli i arkëtimeve të muajit shkurt, administratori Cela e ka cilësuar shifër rekord shumën prej 7.3 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Më poshtë fjala e Administratorit Adrian Cela sot gjatë konferencës “Rimëkëmbja energjetike”

Qëllimi i konferencës është njohja e publikut me rezultatet e muajit shkurt nё drejtim të reduktimit të humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve, si pjesë e ndërhyrjes për rivendosjen e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

ARKËTIMET & HUMBJET

Muaji shkurt shënon shifrën rekord të dyfishimit të të ardhurave të cilat kanë arritur nё 7,3 miliardë lekё. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parё kemi rritje me 48% të të ardhurave, ndërsa krahasuar me shkurtin e vitit 2013 konstatohet rritje me 56%.

Me këto nivele, OSHEE është besimplotë që do të realizojë planin vjetor të rreth 53 miliardë lekëve arkëtime.

Njё tjetёr tregues shumë premtues është ai i nivelit tё humbjeve në rrjet. Në shkurt u mundësua ulja e humbjeve në 31.8%. Thënë ndryshe, kemi një reduktim me 10.3% krahasuar me humbjet e shkurtit 2014 dhe 16.9% mё pak krahasuar me 2013.

AKTMARRËVESHJET

Aktmarrëveshje të lidhura në muajin shkurt janë rreth 105.189 me vlerë 150 milionë dollarë, shifër kjo rekord, në raport me dy muaj e kaluar.

Përmes skemës lehtësuese, rreth 66 mijë likujduan të gjithë detyrimin prej 20 milionë dollarë dhe përfituan ulje me 80% të kamatëvonesës.

Në skemën lehtësuese përfituan edhe 8,356 familje me ndihmë ekonomike, të cilët përfituan nga mundësia për ta paguar me këste detyrimin.

Aktmarrëveshjet e debitorëve me OSHEE u trefishuan në ditët e fundit të shkurtit dhe OSHEE mori vendimin për të shtyrë afatin deri më 31 mars, për tu dhënë mundësi tjetër të gjithë atyre që duan të kthehen në konsumatorë të ligjshëm të energjisë elektrike.

Të dhënat për muajin MARS tregojnë për afro 9 mijë aktmarrëveshje të lidhura, ku më shumë se gjysma paguan të gjithë detyrimin që kishin ndaj OSHEE.

Në muajin mars nisëm një proces të ri partneriteti, tashmë me bizneset debitore, duke u dhënë mundësi ta paguajnë me këste detyrimin ndaj OSHEE-së.

Skema lehtësuese u jep shans subjekteve private që kanë rreth 90 mijë kontrata debitore ndaj nesh, me vlerë 140 milionë dollarë, që t’i përgjigjen pozitivisht apelit për të paguar detyrimin në fjalë. Skema është e ndarë në kategori, në varësi të linjës së furnizimit dhe shtrihet deri në 2017 për biznesin e vogël, etj.

Në skemën lehtësuese janë përfshirë edhe bizneset në fushën e bujqësisë, sketor ky me prioritet për qeverinë.

Të dhënat tregojnë se deri më tani bizneset kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE për pagesën me këste te rreth 700 kontratave debitore, me vlerë 2 milionë dollarë, ku gati gjysma e zë biznesi i vogël.

KANALET ALTERNATIVE

Në drejtim të përmirësimit të shërbimit ndaj konsumatorit, OSHEE, me mbështetjen e qeverisë, “liberalizoi sportelet e pagesës” së faturave. Ato nuk paguhen vetëm tek ne dhe në postë, por kudo që ju shikoni logon e OSHEE “Këtu paguhet energjia elektrike”.

Kemi lidhur kontrata bashkëpunimi me operatorë të tjerë, si pikat e transfertave të parave Western Union dhe Money Gram, me 3 banka (Raiffeisen, BKT dhe Credins), me dy shoqëri të tjera që mundësojnë pagesën e faturës përmes celularit, sikurse jemi në bisedime me të tjera kompani shërbimesh.

Nuk do të ketë më radha dhe askush nuk do të vonohet të paguajë faturën, pasi mund ta realizojë edhe nga shtëpia ose nga zyra.

Deri tani, kur nisi ky proces në muajin shkurt janë kryer 23 mijë pagesa pagesa përmes kanaleve të mësipërme alternative, me vlerë 54 milionë lekë.

Me shtyrjen e afatit dhe me zgjerimin e sporteleve për pagesat e faturave të energjisë, gjej rastin t’i rikujtojë të gjithë debitorëve të shfrytëzojnë mundësinë që po u jepet. Kemi vendosur personel me dy turne, deri në 10 të mbrëmjes, përfshi edhe të shtunë e të dielë, që askush të mos vonohet në sportelet e OSHEE.

Theksoj, se nuk do të ketë më afat të ri, dhe i gjithë ky proces mbyllet më 31 mars.

Investimet

Të dhënat financiare na japin më shumë garanci për investimet, të cilat jemi gati t’i nisim.

Vullneti pёr tё kthyer treguesit pozitiv financiar nё investime nё rrjetin e shpёrndarjes pёr njё shёrbim mё tё mirё do të konkretizohet shumë shpejt.

Shumё shpejt OSHEE do tё bёjё publike planin e investimeve nё terren duke nisur nga ky vit, e cila parashikon shumën prej afro 50 milionë dollarësh.