OST, punime në linjën Farkë-Ibë, zonat pa energji elektrike

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton tek OSHEE se do të kryejë punime në linjën 110kv L110-4/2b Farkë – Ibë, në datën 22.12.2016 nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
Për rrjedhojë, si masë sigurie do të stakohet energjia elektrike për zonat në rrethin Tiranë, si më poshtë:
Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë (pjesërisht), zona e Kërrabës, fshatrat: Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh, ish-komuna Farkë (pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër dhe Vishnje.