Punime në N/stacionin Farkë, zonat dhe oraret pa drita

Për shkak të riparimit të një pjese të N/stacionit Farkë, OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datën 20 dhjetor 2016 (e Martë), nga ora 05:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Zonat që mbeten pa energji elektrike në rrethin Tiranë, janë:
Zona vilave, fshati Lundër (ish-Komuna Farkë), pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG. E1.