Punime për fuqizimin e rrjetit elektrik në Tiranë, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, në kuadër të investimeve të nisura për fuqizimin e rrjetit elektrik, do të ketë kufizime energjie gjatë intervalit kohor 09.00 – 13.00.
Pa energji do të jetë zona midis Bulevardit “B.Curri” dhe rrugës së Kavajës, pranë pallatit me shigjeta.