Punime për rikonstruksionin e linjës 35 kv Vlorë, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në linjat 35kv Vlorë
Tec Vlorë – Uji Ftohtë, Uji i Ftohtë – Radhimë, linja L30-31/3 Radhimë – Orikum, në datat 23-27 janar, dhe në datat 30 janar-3 shkurt, 06-10 shkurt, do të ketë kufizime të energjisë elektrike, nga ora 06:00 deri në orën 12:00.
Pa energji do të mbeten lagjet: “Uji i Ftohtë”, “10 Korriku”, “Isa Boletini”, “Pavarësia”, Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum, Kanina, Baza Ushtarake Pashaliman, Kabina Vila 2, Instituti i Pemtarisë, 7 Pallatet, Box Myftari, Shën Thanas.