Punimet për ndërtimin e rrjetit 20 kV në disa kabina të nstacionit Rajonal, ja zonat pa energji

Në kuadër të investimit për ndërtimin e rrjetit 20 kV, sot do të punohet në disa kabina të fiderave të nstacionit Rajonal.
Për këtë arsye gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të stakohet energjia elektrike në fiderin 247 e nstacionit Dinamo.
Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit, Zona te 2000 Apartamentet, Rr. “Vangjel Noti”, Zona pranë Ish-kombinatit “Josif Pashko”.
Ndërsa fideri 241 do të stakohet gjatë intervalit të kohës 12:00-15:00 duke lënë pa energji rrugën “Jordan Misja” pjesërisht dhe zonën e ish-Uzinës “Dinamo”.