Punimet për rrjetin 20 Kv dhe investimin në kabina, në datën 27 mars kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes së energjisë elektrike TM 20 Kv fideri 356 i NST Rajonal 220 Kv, si dhe instalimin e rrjetit të ri 20 kv në disa kabina, në datën 27 mars, do të stakohet energjia në 3 fidera të nstacionit Rajonal.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-15:00.
Pa energji gjatë kësaj kohe do të jenë: Zona pranë ish parkut të autobuzave në rrugën “Don Bosko”, rruga “Shahin Matraku”, rruga “Anastas Shundi”, pranë ish-Uzinës ”Dinamo”.