Remont në fidrat e N/st Shkozet, zonat dhe oraret pa drita

Sipas remonteve të planifikuara për muajin dhjetor 2016, do të punohet në fiderat 27, 31 dhe 36 të N/stacionit Shkozet në data dhe orare. Për rrjedhojë, OSHEE Durrës është e detyruar të stakojë energjinë elektrike, në:

· 19.12.2016 / ora 16:00 deri në 20:00
Nga Plepat deri tek Shkëmbi i Kavajës, Shkallnur, “Kodra e Kuajve”

· 20.12.2016 / ora 16:00 deri në 20:00
Një pjesë e Shkozetit, mbrapa Kolegjit Turk dhe Skolina tek “Roal Gazi”

· 23.12.2016 / ora 06:00 deri në 12:00
Tuneli i trenit dhe varrezat e vjetra në Rrashbull, kabina Besnik Biduli dhe varrezat e vjetra në Arapaj