Remont në Linjën L30 – 65 Durrës – Porto Romano, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në Linjën L30 – 65 Durrës – Porto Romano, nga ora 09:00-13:00 do të ketë kufizime energjie në disa zona.
Pa energji do të jenë: Zona e fshatit Rinia, Bishti i Pallës, Zona e Spitallës, Zona e Kënetës, Zona e ish-Nish Kimikes (Durrës), Vodafon, Anta, Pastrimi Detar, Reparti 30-20, Fabrika e Kartonit, Hidrovoret, Impianti i Gazit (Albapel).