Remont në N/St TEC Kombinat, zonat dhe orari pa energji

Si masë për parandalimin e avarive me rastin e festave të fundit, Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSHEE, do të kryejë procesin e mirëmbajtjes në N/stacionin TEC Kombinat, më datë 17 dhjetor (e shtunë), dhe për pasojë, zonat në Tiranë që nuk do të kenë energji elektrike nga ora 04:00’ deri ne oren 07:00, janë:
Yzberisht, Vaqarr, Sharrë, Qendër Kombinat, TEC, Energjetika, Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfikësja, fshatrat Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet.