Remont në rajonin juglindje, kufizime energjie në datat 05-09 dhjetor në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në rajonin e juglindjes në datat 5-9 dhjetor, do të ketë kufizime energjie në disa zona

Në datat 5-6 dhe 9 dhjetor, punime nga ora 09:00-13:00, në n.stacionin Kuçovë
Pa energji: Ura Vajgurore, Ish Komuna Sinjë, Hidrovori, Bashkia Kuçovë, Lagjia “Tafi Skëndo”, Komuna Kozarë, Fshatrat Avaleas, Zdrave, Fier-Mimar, Salc Kozarë, Ferras.

Në datat 7-8 dhjetor, punime nga ora 09:00-13:00 në n.stacionin Kombinat Berat
Pa energji këto zona në Berat: Komuna Velabisht dhe fshatrat: Remanic, Starovë.

Në datën 9 dhjetor, punime nga ora 10:00-15:00 në n.stacionin Gorican
Pa energji këto zona në Fier: Ish komuna Allkaj, Zhelizhan.
Mazhajm Kundje, Toshkëz, Allkaj, Delisufaj, Bicakaj, Komunat Kutalli & Poshnjë, Gorican, Malas-Breg, Hing, Ura e Kucit, Sektori-Agim, Vrapenjtë, Gajd,
Lagjet: Zeket, Tafallaret, Goget, Xhahil, Himallarët, Maranjakët, Gorican Pasha, Pompat Ujësjellësi –Lushnja

Në datën 5 dhjetor, punime nga ora 10:00-14:00 në n.stacionin Fibër
Pa energji këto zona në Elbasan: Lagjia “5 Maji”, Lagjia “Luigj Gurakuqi”, Instituti, Stadiumi, Lagjia “Emin Matraxhiu”, Lagjia “Aqif Pasha”, Lagjia Kala, Poliambulanca, Hetuesia, Lagjia “Kongresi i Elbasanit”, Lagjia “Vullnetari”, Haxhias, Ujësjellësi Pompat Haxhias,
Spitali Rajonal, Materniteti, Lagjia “11 Nëntori”, Gjykata, Prokurori, Lagjet Dyl Haxhire, Partizani, Universiteti.

Në datën 6 dhjetor, punime në n.stacionin Kombinati I Drurit, nga ora 09:00-13:00
Pa energji këto zona në Elbasan: Komuna Shushicë, pompa Hajdaran
Në datën 9 dhjetor, punime nga ora 10:00-14:00 në n.stacionin Librazhd
Pa energji këto zona: Ish Komuna Orenjë, Ballgjin, Dranovice, Floq, Funarëz, GuraKuq, Kuturman, Orenjë, Zdrajshe.