Remonte të planifikuara në nstacionin Farkë, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot në datën 24 janar-27 janar, nga ora 09;00-13:00 do të kryhen punime të planifikuara në kuadër të investimeve në rrjet, në nstacionin Farkë dhe Ibë.
Pa energji gjatë këtij intervali kohe do të jenë: Zona e vilave dhe fshati Lundër, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG. E1.