Remontet e planifikuara, 05-09 qershor kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në datat 05-09 qershor do të ketë kufizime energjie në disa zona në Tiranë.
Sipas grafikut të përcaktuar, në datën 6 -7 qershor do të kryhen punime në nstacionin Vorë, në intervalin kohor 05:00-09:00.
Pa energji do të jenë zona pranë stacionit të Trenit Vorë, Marikaj, zona Vorë-Marikaj, Pompat e Ujësjellësit Vorë, Rruga (Vorë-Rinas), Fabrika e Aluminit, fshatrat Gërdec, Marqinet, Gjokaj, Kodër Bërxull, Prezë.
Në datën 8 qershor, në intervalin kohor 05:00-07:00 do të jenë pa energji fshati Gjokaj ,Kodër Berxull.
Gjatë intervalit kohor 07:00-09:00 do të mbetet pa energji rruga Vorë-Rinas.