Remontet e planifikuara, oraret dhe zonat ku do të kryhen sot në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot, datë 13 dhjetor, ora 06:00-10:00 do të ketë stakime të energjisë për shkak të investimeve që po kryhen në kryeqytet.
Zonat pa energji do të jenë: Rruga “Muhamet Gjollesha”, pallatet Kajtazi pranë Ring Center, rruga e Durrësit, pallatet Hawai, rruga “Stavri Themeli” dhe rruga “Bab Rexha”