Remontet në datat 23-31 janar në linjën 35kV L30-50/2 Velipojë- Vilun

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen në linjën 35kV L30-50/2 Velipojë- Vilun, në datat 23-31 janar, do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona në Shkodër.
Kufizimet e energjisë elektrike do të jenë në intervalin kohor 08:00-09:00 dhe 14:00-16:00.
Zonat pa energji do të jenë: Ish Komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Hidrovoret Cas e Vilu.