Remonti i OST në linjën 100 kV L110 – 36 Lac 1 – Lac 2 – Fushë- Kuqe, kufizime energjie në disa zona

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont të planifikuar sipas grafikut të punimeve, nesër, në datën 17 prill, nga ora 08:00-16;00 do të stakohet energjia në disa fidera të nstacionit Fushë Kuqe.
Kjo masë është vendosur sipas kushteve të punës së Drejtorisë së Ujësjellësit Durrës.

Zonat pa energji në Kurbin do të jenë: Fushë Kuqe Qendër, Kisha- Gurrëz, Privat, Tufzimi, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Qendër F-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firmë Betoni.
Zonat pa energji në Lezhë: Rrile, Grykë Lumi (Kom. ShënKoll),
Barbullojë, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu ShënKoll, Hidrovoret Drojë, Tale.