Skema e re për pensionistet, shtyhen afatet deri më 30 qershor 2016!

DSC_3687
– Risi është futja në skemën e “veçantë” e pensionistëve kryefamiljarë, duke u dhënë mundësi të paguajnë këste më të vogla se skemat e mëparshme duke iu hequr të gjithë kamatvonesën, kundrejt pagesës 20 lek

1. Miratimin e Skemës së “Përfitimit të Pensionistëve kryefamiljar të cilët te cilët përfitojnë ose Jo- kompensim për faturat e Energjisë Elektrikë” dhe nuk kanë AKM deri në datën e 31/12/2015 për detyrimet e papaguara deri në datën 30/11/2015 se bashku me Reduktimin e vlerës së Kamate Vonesës kundrejt pagesës prej 20 leke ne 31/12/2016 ne rast respektimi te pagesës se Kësteve dhe pagesës se faturave korrente sipas afateve te përcaktuara.
Kushtet e AKM parashikojne sa vijon:
– Paraqitja ne Sportelet e OSHEE për përditësimin e te dhënave te kontratës se furnizimit me Energji Elektrike
– Paraqitja e Certifikatës Familjare përcaktohet qe Pensionisti është kryefamiljar dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtareve te tjerë e cila duhet te jetë para datës 1/12/2015
– Paraqitja e ID Card dhe Librezës se pensionit
– Konsumatori duhet të jetë mbajtës se kontratës furnizimit me energji elektrike ose përdorues se pronës për me shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM
– Paraqitjen e Dokumentacionit qe kane përfituar ose jo Kompensim për faturat e Energjisë Elektrike ne muajin e fundit

2. Reduktim te Kësteve te Aktmarrëveshje ne masën e 1200 Leke/Muaj për te gjithë Pensionistet te cilët kane një Aktmarrëveshje aktive me Shoqërinë për ri pagesën e detyrimeve te prapambetura dhe Reduktimin e vlerës se Kamate Vonesës kundrejt pagesës prej 20 leke ne fund 31/12/2016 ne rast respektimi te pagesës se Kësteve dhe pagesës se faturave korrente brenda afateve te përcaktuara.
Kushtet për përfitimin e reduktimit parashikojne sa vijon
– Paraqitja ne Sportelet e OSHEE për përditësimin e te dhënave te kontratës se furnizimit me Energji Elektrike
– Paraqitja e Certifikatës Familjare përcaktohet qe Pensionisti është kryefamiljare dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtareve te tjerë e cila duhet te jetë para datës 1/12/2015
– Paraqitja e ID Card dhe Librezës se pensionit
– Konsumatori duhet të jetë mbajtës se kontratës furnizimit me energji elektrike ose përdorues se pronës për me shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM
– Paraqitjen e Dokumentacionit qe kane përfituar ose jo Kompensim për faturat e Energjisë Elektrike ne muajin e fundit

3. Shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së ofertave deri në datën 30 qershor 2016 për produktin “Përditësimi i kontratave provizore të konsumatorëvë kundrejt kalimit në definitive pa pagesë”

4. Shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së ofertave deri në datën 30 qershor 2016 për produktet vijuese:
a. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët Familjar- reduktim Kamatë Vonesë në masën 70% në rast të pagesës së mënjehershme
b. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët Jo-Familjar- reduktim Kamatë Vonesë në masën 50% në rast të pagesës së mënjehershme
c. Skema e reduktimit të Kamatëvonesës kundrejt pagesës në 10 lek të konsumatorevë me ndihme ekonomike që kanë respektuar AKM deri ne datën e shpalljes së ofertës në 19/11/2015.
d. Skema – Reduktimin e kamatëvonesës kundrejt pageses totale të saj në vlerën 10 lekë që respektojnë ripagesën e kësteve deri ne 30/06/2016 për personat qe janë përfitues të ndihmës ekonomike, te cilët nuk kane respektuar pagesën e kësteve mujore dhe te faturës korrente deri ne datën e shpalljes së ofertës në 19/11/2015.
e. Skema – Reduktimin e kamatëvonesës kundrejt pageses totale të saj në vlerën 20 lekë për personat qe janë përfitues të ndihmës ekonomike, te cilët do te lidhin rishtazi aktmarrëveshja me shoqërinë për likuidimin e detyrimeve te prapambetura deri 30/11/2015, me 1200 leke/muaj dhe që do respektojnë ripagesën deri në 31/12/2016
f. Skema e Reduktimit të Kamatëvonesës kundrejt pageses totale të saj në vlerën 100 lekë për Konsumatorët e kategorisë Biznes i vogël te cilët janë debitor kundrejt OSHEE vetëm për vlerën e Kamatëvonesës deri në datën e shpalljes se vendimit për këtë skemë për here të pare- data e shpalljes së ofertës në 19/11/2015
g. Skema e Reduktimit e kamatëvonesës kundrejt pageses totale të saj në vlerën 1000 lekë për Konsumatorët e kategorisë Biznes i vogël te cilët kane një detyrim për konsumin e energjisë elektrike për periudhën 2007-2014 me te vogël se 5000 leke dhe kamatën më të madhe se 5000 lekë deri në datën e shpalljes së ofertës në 19/11/2015

5. Ndërkaq që vijon procesi i përditësimit të të gjitha kontratave pavarësisht nëse janë ose jo provizore duke ju nenvizuar qe mbetet nje nder aktivitetet parësore të kompanisë për vitin 2016