Sqarim mbi artikullin e publikuar nga “Reporter.al” me titull “Skema e mbifaturimit; OSHEE nën akuzë se i ngarkoi humbjet konsumatorëve”

grafiket 2017 featured
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) shpreh keqardhje që tashmë në mënyrë të përsëritur, “Reporter.al” publikon artikuj spekulativ që synojnë në mënyrë të qëllimshme të dëmtojnë imazhin e kompanisë. Në mënyrë të përsëritur, “Reporter.al” trajton me dashakeqësi çështje që kanë të bëjnë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Pavarësisht se në çdo rast, OSHEE ka shprehur gatishmërinë për të ju përgjigjur çdo pretendimi të “Reporter.al” brenda afateve kohore, duke i vënë në dispozicion çdo dokument të kërkuar, qëllimisht artikujt janë publikuar pa sqarimet përkatëse ose sqarimet janë vendosur të cunguara duke bërë që publiku të keqinformohet.

Referuar artikullit më të fundit të “Reporter.al”, në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, OSHEE sqaron sa vijon:


Rasti i abonentit Fatos Krasniqi:

Abonenti pretendon për mbifaturim në muajin Mars 2017, duke shtuar se është ankuar prej disa muajsh pranë OSHEE, por pa marrë zgjidhje. E vërteta është se të vetmen ankesë, abonenti e ka bërë më 18 Janar 2018, pasi i ishte prerë energjia elektrike për mospagesë të faturave, dhe mori zgjidhje më 22 Janar.

Abonenti ankohet për mbifaturim të muajit mars 2017, me vlerë rreth 130,000 lekë. Nga verifikimi (siç shihet në fotot e sistemit dhe matësit), rezulton se në fakt, Fatos Krasniqi është nënfaturuar për të paktën 15 muaj, nga Tetori 2015 deri në Dhjetor 2016. Përgjatë kësaj periudhe, ai është faturuar me 350 lekë, ndaj dhe në mars 2017, pas verifikimit në matës, dolën në gjendje kilovatët realë të pahedhur në sistem.

Mosfaturimi korrekt nga lexuesi dhe mosankesa e abonentit për fatura jo reale, për një periudhë 15 mujore, bën përgjegjës të dyja palët.
Edhe pse debitë e krijuara në 2017 nuk përfshihen në aktmarrëveshje, OSHEE i dha mundësi abonentit Fatos Krasniqi t’i paguante me këste, të cilën ai e pranoi duke lidhur marrëveshje më 22 janar.

Abonenti është debitor historik. Të dhënat tregojnë, se në shkurt 2015, lidhi AKM për dritat që nuk kishte paguar në vitet 2007-2014. Ky abonent nuk është treguar korrekt me afatet e pagesës së kësteve, si dhe të faturave mujore të konsumit të dritave. Megjithatë, OSHEE në çdo rast, i ka afruar mundësinë e zgjidhjes përmes skemave lehtësuese.
thumbnail (10)

Pretendimi mbi 62 mijë “ankesat për keqfaturim”
Në artikull pretendohet se numri i ankesave për “keqfaturim” është rreth 62 mijë. OSHEE sqaron se ky tregues përfshin “nën” dhe “mbi” faturimin.
Janë të shumta rastet për nënfaturim, dhe një prej tyre, dëshmi konkrete është Fatos Krasniqi, abonenti i trajtuar nga “reporter.al”, i cili është “nënfaturuar” prej afro 15 muajsh (Tetor 2015-Dhjetor 2016).

Nga totali i 62 mijë ankesave të trajtuara nga OSHEE gjatë vitit 2017, ofro 1/3 ose 34% i takojnë keqfaturimeve në periudhat e mëpërshme, konkretisht:
– 40,620 ankesa për fatura të vitit 2017 (66%)
– 18,408 ankesa për fatura të vitit vitit 2016 (30%)
– 2,828 ankesa për fatura të viteve 2007-2015 (4%)

Të 62 mijë ankesat për keqfaturim, po t’i vlerësojmë me totalin e 14 milionë faturave që OSHEE gjeneron në vit, nuk zënë me shumë se 0.45%.

Në çdo rast “keqfaturimi”, me marrjen e ankesës së abonentit, OSHEE verifikon brenda afatit gjendjen në matës dhe kryen sistemimin sipas rastit. Theksojmë se “keqfaturimi” ndodh në raste sporadike, kryesisht si gabim teknik i lexuesve ose papërgjegjshmëri e tyre. Për raste të përsëritura gabimi nga lexuesi, ndaj tij është marrë masë disiplinore, deri në largim nga puna. “Keqfaturimi” jo automatikisht ka ndikim negativ tek abonenti pasi nëse ai është “nënfaturim” siç ndodh në shumë raste, përkthehet në humbje për kompaninë.

Pretendimi mbi “Skemën e mbifaturimit” dhe humbjet
Aludimi se OSHEE zbaton një të ashtëquajtur “Skemë mbifaturimi” me synim reduktimin e nivelit të humbjeve është krejtësisht e pavërtetë. Qëllimisht dhe me dashakeqësi, “planet mujore të faturimit” ngatërrohen me “Skema mbifaturimi”. Në kuadër të përmirësimit të aspekteve të menaxhimit të kompanisë, OSHEE zbaton planet e reduktimit të nivelit të humbjeve mujore dhe vjetore. Këto plane përqëndrohen në disa drejtime.
Së pari, përmes luftës ndaj fenomenit të “humbjeve joteknike” ose siç njihen rëndom si “vjedhjet e energjisë”.
Së dyti, përmes kryerjes së investimeve në rrjetin e shpërndarjes dhe sistemet matëse me synim reduktimin e “humbjeve teknike”.
Së treti, përmes reduktimit deri në eleminim të fenomeneve abuzive të faturistëve të kompanisë. Referuar këtyre të fundit, OSHEE publikisht ka denoncuar masa administrative dhe procedime ndaj punonjësve të caktuar që janë kapur në procedurat e auditimit të kryer. Në këtë linjë, OSHEE ka inkurajuar median vijimësisht të denoncojëçdo rast abuzimi i cili më pas është verifikuar dhe ndëshkuar.

Leximi i konsumit në matësin e vendosur në bokset individuale ose kolektive të abonenteve, bëhet me anë të PDA (në shumicën e rasteve) dhe on-line (converge dhe on-line 35kV) për klientët me konsum të madh.
Faturimi është rrjedhojë kompiuterike e leximit (pra sipas një modeli të miratuar nga ERE dhe Drejtoria e Tatimeve, vlerë e energjisë në baze të çmimit për lloj abonenti kthehet në vlerë monetare). Pikërisht për të shmangur mbifaturimet dhe nënfaturimet, faturistët e OSHEE kanë në dispozicion historikun e konsumit mujor të abonentëve për të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.
Këto të dhëna shërbejnë si elementë orientues dhe frenojnë çdo lexues të keqfaturojë abonentët me vlera më të larta se një trend konsumi historik të cilin e disponojnë. Duke e orientuar leximin mbi një plan historik të konsumit, minimizohen abuzimet e mundshme.

Pretendimi mbi “ndryshimin e vlerave në faturim”
Në artikull pretendohet për “ndryshim të vlerave në faturim” duke aluduar se “në shumë raste, vlera e printuar nga sistemi është më e lartë se ajo që faturuesit lexojnë në matës”.
OSHEE sqaron se cilësia e faturimit ka qenë dhe është në fokus të shoqërisë, duke ushtruar kontrolle me qëllim reduktimin e abuzimit të punonjësve në saktësinë e leximit të konsumeve të furnizimit të energjisë elektrike. Një ndër kontrollet rutinë është ai që fillon para procesit të leximit të matësve dhe pas leximit të tyre. Ky kontroll realizohet pikërisht me qëllimin e reduktimit të gabimeve, por dhe të shmangies së bashkëpunimit abonent –personel.

Kontrolle bazë rutinë realizohen edhe gjatë proceit të leximit me qëllim marrjen e nje sigurie që leximi i matësit dhe që konsumi i llogaritur si diferencë e dy leximeve është korrekt.
Këro kontrolle mbartin 3 kushte:
1. Kontrolli nëse shifrat e matesit gjatë dy leximeve përputhen;
2. Kontrolli i konsumve për kontratat që konsiderohen me anomali gjatë leximit të matësit nga lexuesi;
3. Kontratat që mbartin një konsum mujor gjatë që është më i madh ose më i ulët së konsumi mesatar i klientit.
Duke prodhuar në këtë forme 3 lista rileximi gjatë këtij procesi. Numri i rikontrolleve të leximit në një mesatare mujore arrin në masën 25% të klientëvë të zonës specifike.
Këto lista lexohen sërish gjatë ditëvë të fundjavës ose javës së parë të muajit para se të mbyllet e konfirmohet faturimi i klienti.
Leximi realizohet me dorë me PV dhe foto, të cilat përdoren për rregjistrimin e leximit dhe në raste specifike patjetër që mbart indeks leximi më të lartë së në datën e leximit.
Leximi realizohet nga lexuesi përkatës ose, në varësi të burimeve njerëzore, mbulohet nga i gjithe stafi që është i angazhuar ne aktivitetin e terrenit, ndërkaq janë vëtë stafet e zonave të shërbimit që priortizojnë kontrollet, bazuar në:
• konsumet e larta
• klientët e mëdhënj
• fiderat me humbje më të lartë historike ose numri i klientëvë;

Nga praktikat e mëparshme, dhë që rezulton nga procesi i rikontrollit, një prej abuzimeve të shpeshta ka qenëmosleximi i saktë i matësit, duke mos regjistruar të dhënat e sakta në sistemin e leximit nga lexuesi.

OSHEE ka marrë dhe vijon të ndërmarrë masa administrative ndaj këtyre lexuesve. Për rrjedhojë, pas verifikimeve në matës, dalin kilovat të padeklaruar më parë në leximet të cilat më tej reflektohen në konsumet e muajit në të cilat evidentohen nga kontrollet. Këto raste konsumatorët i konsiderojnë “mbifaturim” dhe një pjesë e tyre i ankimon, ndërkohe që përfaqësojnë konsume reale të pafaturuara dhe të papaguara nga abonetët.

Referuar pretendimeve për një proces hetimor ndaj rasteve të pretenduara për mbifaturime në Agjencinë Shkodër, OSHEE deklaron se nuk është në dijeni të një fakti të tillë. Gjithësesi, në çdo rast kompania është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet për të verifikuar çdo lloj pretendimi.

Pretendimi për “dështimin” në reduktimin e humbjeve
Artikulli pretendon se OSHEE ka dështuar në përmbushjen e angazhimeve për reduktimin e nivelit të humbjeve. Ndonëse në artikull niveli i humbjeve për vitin 2017 paraqitet i pasaktë në 27.5% ndërkohë që është 26.4%, OSHEE e ka dhënë publikisht sqarimin mbi reduktimin e humbjeve si përgjigje ndaj një artikulli të mëparshëm po të “Reporter.al”.

Objektivat e vendosura në 2014-n, u bazuan te plani i humbjeve teknike të marra nga Banka Botërore duke pasur si referencë studimet e kryera nga kompania “CEZ Shpërndarje” gjatë periudhës 2009 – 2010, duke mos marrë në konsiderate rrënimin e mëtejshëm te rrjetit shpërndarës nga mungesa e investimeve dhe mirëmbajtës.
Studimi i kryer nga OSHEE, me konsulentë të huaj, provoi se se humbjet teknike në fillim të vitit 2015 ishin rreth 21% dhe jo afro 15% sikurse u referuan në raportin e BB-së, i cili ishte vendosur në Planin e Rimëkëmbjes tashmë të aprovuar.
bb-01

Një element ky i cili është pjesë e një procesi diskutimi me autoritetet përkatëse të cilat kanë mundësinë për të rivendosur në kohë objektivat bazuar mbi situatën faktike të konfirmuar jo vetëm nga Enti Rregullator i Energjisë por edhe nga raportet e konsulentëve të huaj, si p.sh KfË (raporti 2016).

Artikulli i “Reporter.al” anashkalon faktin se niveli i humbjeve nga 45% që ishte në vitin 2013 është reduktuar në 26.4% në vitin 2017 çka përbën reduktimin më të madh të arritur në një periudhë katër vjeçare dhe vlerën më të ulët historike. Natyrisht, angazhimi i OSHEE është për të vazhduar edhe më tej reduktimin e nivelit të humbjeve deri në mbërritjen brenda parametrave të pranueshme krahasuar me vendet e rajonit.

Pretendimi mbi raportet e “Audituesve të pavarur”

*Çështja është teknik dhe në jo pak raste kemi kërkuar komunikim nga afër me median, por kanë preferuar letërkëmbim përmes postës elektronike.
Në këto kushte, jemi të detyruar të sqarojmë çdo pjesë të kësaj teme, në respekt të informimit publik.

SHKRIMI: Vlera e faturimit të energjisë elektrike nuk lidhet me atë të arkëtimit, pasi e rëndësishme është që kompania ta ketë të identifikuar konsumatorin që ka një detyrim ndaj saj. Ish- kreu i njësisë së OSHEE-së në Shkodër thotë se pikërisht për këtë arsye ndodh edhe manipulimi.

SQARIM: Në asnjë Pikë të Raporteve të Auditit nuk permendet një problematike e tillë për dy arsye:
• Së pari, nuk ka llogjikë ekonomike shprehja “nuk perputhet Faturimi me Arketimin” sepse Faturimi është Energjia që Matet klientit në bazë të konsumit.
• Së dyti, Arkëtimi është vlera e paguar nga klientët për Faturat e lëshuara, dhe OSHEE ka shprehur qartë që akoma nuk ka arritur që të arkëtojë në nivelin 100% faturat korente.

SHKRIMI: Por ai nuk është i vetmi që nge dyshime ndaj sistemit të faturimit të OSHEE-së.
Tre raporte audituese të kompanisë, dy nga ekspertë kontabël të kontraktuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe një tjetër nga kompania ndërkombëtare KPMG, ngrenë pikëpyetje mbi saktësinë e të dhënave të faturimit me atë të arkëtimit dhe humbjeve në kompaninë e shpërndarjes të energjisë elektrike.
Në raportin e vitit 2015 të auditit të kompanisë të kontraktuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, audituesit shprehen se sistemi i arkëtimit dhe ai i faturimit të kompanisë nuk përputhen me njëri-tjetrin.
“Në pasqyrat financiare të shoqërisë ekziston një mospërputhje e llogarive të arkëtueshme, midis sistemit të faturimit dhe arkëtimit (billing-ut). Menaxhimi është në dijeni të këtyre mospërputhjeve pasi diferencat kanë rezultuar në periudhat e mëparshme por edhe gjatë vitit 2015.” thotë grupi i
ekspertëve kontabël shqiptarë.

SQARIM sërish se, Audituesit nuk shprehen për mosperputhje të Faturimit dhe Arkëtimit. Ky interpretim është totalisht i pavend dhe jo profesional.
Audituesit ashtu siç citohet mësiper, shprehen që ka mosperputhje të Llogarive të Arkëtueshme. Sqarojme që kjo mosperputhje e trashëguar që para vitit 2014, vjen kryesisht si pasojë e Marrëdhenieve të OSHEE me Posta Shqiptare ndër vite, prej vitit 2010 deri në vitin 2013. Shumë pagesa të klienteve të OSHEE (ish CEZ Shperndarje në ato vite) nuk jane derdhur në arkat e OSHEE. Kështu që këto pagesa të familjarëve jane kredituar në sistemin e Faturimit “Billing”, por fondet rezultojne të pa rregjistruara në Sistemin e Kontabilitetit të shoqerisë.
OSHEE dhe Posta kane ngritur prej vitit 2016 Grupet respektive në bashkëpunim me një ekspert të pavarur, dhe aktualisht jemi në fazen finale të perbylljes dhe trajtimit tërësor të problemit midis dy shoqerive.

SHKRIMI: Një akuzë e ngjashme bëhet dhe nga kompania ndërkombëtare e auditit KPMG për të njëjtin vit.

“Në 2015 kompania raporton se ka faturuar 68.66% të totalit të sasisë së energjisë që ka injektuar në rrjetin e shpërndarjes. Humbjet e energjisë në rrjet në nivelin 31.34% tregojnë mospërputhje mes mekanizimit të matjes dhe energjisë së faturuar si të konsumuar,” shkruan raporti.

SQARIM: Edhe interpretimi që i bëhet këtij konkluzioni të Audituesve keqpërdoret.
Konkretisht, Audituesit jane shprehur se niveli i lartë i Humbjeve tregon dobësinë e mekanizmit të matjes së energjisë. Por kjo nuk nënkupton ate çfarë pretendohet, që Humbjet jane manipuluar nga OSHEE. Perkundrazi, Audituesit lënë detyrë që OSHEE të marrë masat të përmirësojë mekanizmin e matjes në menyre që të ulë mëtej Humbjet (siç edhe po i realizon), në menyre që Humbjet të jenë në nivele të pranueshme për një Kompani energjie sipas standardeve ndërkombetare.

SHKRIMI: Të dy raportet e auditimit kanë refuzuar të japin opinion mbi pasqyrat financiare të OSHEE-së, duke mos i certifikuar ato e duke vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave.

Edhe për vitin 2016 ekspertët kontabël të cilët kanë bërë auditimin e pasqyrave financiare të OSHEE-së, shprehen se refuzojnë të japin një opinion, pasi nuk ka fakte konkrete që të dhënat në këto pasqyra të jenë të besueshme.

Një prej shkaqeve është mospërputhja mes sistemit të faturimit dhe atij të kontabilitetit. Madje ky grup ekspertësh ka evidentuar se janë 2.5 miliardë lekë, (19.5 milion euro) kërkesa për arkëtim nga ana e kompanisë së shpërndarjes për klientët, më shumë se është regjistruar te sistemi i faturimit.

“Shoqëria regjistron të dhënat analitike në sistemin e “faturimit dhe arkëtimit” mbi bazë të faturimeve dhe pagesave në nivel kontrate, ndërsa në sistemin e kontabilitetit të dhënat regjistrohen në mënyrë të përmbledhur manualisht,” shkruajnë audituesit.

“Shuma e kërkesave për arkëtim për klientët sipas sistemit të kontabilitetit në datën 31 dhjetor 2016 është 2.5 miliardë lekë më shumë se të dhënat sipas sistemit të “faturimit dhe arkëtimit,” thuhet në raportin e auditimit.

Një nga argumentet për refuzim për dhënie opinioni nga ana e audituesve është se një korrigjim mund të jetë i nevojshëm për këto shuma, me pasoja për bilancin total të OSHEE. “Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim nëse korrigjime do të ishin të nevojshme në kërkesat për arkëtim nga klientët, llogaritë përkatëse të fitimit ose humbjes dhe pasqyrën e flukseve monetare,” shkruan audituesit.

SQARIM: Sic kemi permendur edhe mësiper, OSHEE i ka të trashëguara keto probleme prej shumë vitesh. Disa prej tyre janë duke u zgjidhur, siç janë:
• Niveli i Arkëtimeve nga 38 miliardë në 2013 në 64 miliardë lekë në 2017-n
• Reduktimi i Humbjeve nga 45% në 2013 ne 26.4% ne 2017
Këta tregues bënë të mundur që Shoqeria të paguaje në kohë gjithë detyrimet korente si kurrë më parë, madje të realizoje me fondet e veta investime të konsiderueshme që ka filluar të japin efekte direkte në cilësinë e shërbimit.

Por kuptohet akoma ka shume per te bere pasi Niveli i Humbjeve ngelet akoma shumë i lartë krahasuar me vendet e Rajonit. Dhe me reduktimin e mëtejshem të Humbjeve, edhe këto konstatime të Audituesve do të rrezohen, por që për shkak të nevojave shumë të mëdha për investime në rrjetin e amortizuar, keto përmirësime kërkojnë kohen e tyre ashtu siç edhe ka ndodhur ne vendet e rajonit, te cilat faktikisht asnjehere nuk jane perballur me nivel Humbjesh prej 45%.