Vazhdojnë rastet e dëmtimeve të rrjetit elektrik nga palët e treta

19780615_2042234896000533_2398749652777653601_o
Drejtori i Drejtorisë rajonale të OSHEE, Tiranë, Klevis Jahaj, dha sot një prononcim për mediat ku shpjegoi se arsyet e mungesës së energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve nuk kanë qenë për shkak të mbingarkesës në rrjetin elektrik, por si pasojë e dëmtimit nga palët e treta, kryesisht firma private të kontraktuara nga bashkia e Tiranës apo Ujësjellësi që kryejnë punime në infrastrukturën publike.
Drejtori Jahaj ka sqaruar se për cdo rast konstatimi të dëmtimeve, kompania OSHEE ka depozituar kallëzim penal në prokurori.
Kreu i OSHEE për Tiranën ka garantuar qytetarët se punonjësit e OSHEE janë në gadishmëri të plotë për riparimin sa më shpejt të defekteve.
Nga ana tjetër ai i ka bërë thirrje të gjithë operatorëve dhe institucioneve të tjera të jenë të kujdesshëm në punët që kryejnë kryesisht në zonat ku kalon rrjeti energjetik