Zjarri tek n/stacioni i Kasharit, OSHEE vijon punën për riparimin e fiderave të dëmtuar

featured
Rënia e zjarrit te Nstacioni i Kasharit ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë e dëmtimit të një kablli 20 kv në kolektor që u shoqërua me flakë, u dëmtuan dhe linjat e tjera dalëse që ndodheshin në këtë kolektor.

Në këtë situatë, personeli operativ i nstacionit mori masa tekniko-organizative duke e stakuar nstacionin.

Këta punonjës u përballën me vështirësi të mëdha dhe në bashkëpunim me zjarrfikëset ndihmuan në fikjen e zjarrit.

Si pasojë e kësaj, OSHEE pati dëmtime në kabëll dhe një punonjës u dëmtua në duar.

Kompania OSHEE ka marrë masa tekniko-organizative që me brigadat e eliminimit të avarive të riparojnë defektet në kohë sa më të shkurtër.

Stabilizimi i situatës për furnizimin me energji do të vazhdojë deri në mbrëmje kur linjat do të vihen në punë hap pas hapi, duke filluar nga sektorët më jetikë, bizneset dhe popullata.

Nënstacioni i Kasharit, 110/20 kv është një nga nstacionet kryesore që furnizon qytetin e Tiranës.

Janë rreth 51 mijë abonentë, mes të cilave dhe disa institucione të rëndësisë së vecantë sic është aeroporti i Rinasit, pompat e ujësjellësit, bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Është një nstacion relativisht i vjetër mbi 15 vjecar dhe kompania OSHEE ka planifikuar që duke nisur nga ky vit, nstacioni i Kasharit bashkë me 3 të tjerë ti nënshtrohen rikonstruksionit.

Vlera e investimit është 620 mln lekë ku do të zëvendësohen pajisjet e vjetra me tenkologjinë e re.

OSHEE kërkon nga abonentët mirëkuptim dhe garanton që në të ardhmen me anë të këtij investimi për rindërtimin e nstacionit të Kasharit, nuk do të ketë probleme me energji si dhe do të rritet cilësia e furnizimit me energji.