Back

Z. Mentor Hima është administrator i kompanisë OSHEE Group, ndërmarrja më e madhe publike në Shqipëri, me aktivitet shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike.
Ai ka ushtruar më herët funksionin e Drejtorit të Departamentit të Shitjeve dhe Arkëtimeve në FSHU, si dhe atë të Drejtorit të Financës pranë këtij institucioni.
Gjatë karrierës së tij, Z. Hima ka shërbyer për disa vite në pozicione drejtuese në sistemin bankar, ku është dalluar për rezultate të qëndrueshme dhe përmbushje të standardeve të larta profesionale; duke sjellë një përvojë të gjerë dhe të konsoliduar në sektorin bankar dhe financiar.
Ai zotëron aftësi të avancuara në negocim, menaxhim të rrezikut financiar, zhvillim të marrëdhënieve me klientët dhe planifikim biznesi, duke ndjekur një qasje të orientuar drejt rezultateve dhe performancës.
Z. Mentor Hima ka përfunduar studimet Master në Financë (e përgjithshme) në Universitetin e Tiranës, duke ndërtuar një bazë të fortë akademike që mbështet ekspertizën e tij profesionale në drejtimin e institucioneve të rëndësishme.