Programi i Transparences
I.HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e
Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për “Operatorin e
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” Sh.A. (OSHEE)
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së “OSHEE” Sh.A në
kuadër të Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës “OSHEE” Sh.A
ndërton dhe rrit transparencën e punës së tij, nën garancinë e Ligjit
Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e
veprimtarisë së punës “OSHEE-së”, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në
faqen zyrtare www.oshee.al, si dhe në mjediset e
Qendrave Kujdesi ndaj Klientit.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e
përmbajtje. Faqja zyrtare e “OSHEE” Sh.A mundëson informacion për publikun pa
kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen
edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave
personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të
dhënave, etj. Skema e publikimit
paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në Programin e Transparencës.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së
“OSHEE” Sh.A janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e
parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshëm nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Informacioni që lidhet me veprimtarinë e OSHEE Sh.A publikohet në
përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në
mënyrë të posaçme veprimtarinë “OSHEE” Sh.A dhe përkatësisht: Ligji nr. 9072,
datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike (i ndryshuar);
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri
për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet në përputhje me Nenin 5 të
Ligjit 119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet
të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- i lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III.
INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, “OSHEE” Sh.A vendos
në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.oshee.al dhe në mjediset e Qendrave Kujdesit
ndaj Klientit, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
- Strukturën organizative të “OSHEE”
Sh.A;
- Tekstet e plota, të ligjeve, të
akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të
manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e
funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë; ato që duhen ndjekur për
të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për
depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të
vendimit përkatës;
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave
të “OSHEE” Sh.A, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për
të Drejtën e Informimit;
- Mekanizmat monitorues dhe të
kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet
strategjike të punës, si dhe dokumente që përmbajnë tregues të
performancës së autoritetit;
- Informacion për shërbimet që
autoriteti i jep publikut, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh,
çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për
bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e
autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund
të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në
hartimin e politikave apo ushtrimin e funksioneve të “OSHEE” Sh.A, një
përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen
e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të
kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.
- Informacion për
procedurat e prokurimit, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr.
9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të
autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën
e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo
mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e
kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
- Informacion
për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standartet për
cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës
shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të proçedurave
për ti përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo
informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.
IV. INFORMACIONI I PUBLIKUAR SIPAS
SKEMËS TË MËPOSHTME, PËRDITËSOHET SA HERË AI NDRYSHON.
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza ligjore |
Dokumenti/ Përmbajtja |
Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Sektori Përgjegjës për
Përgatitjen e Materialit apo disponimin e tij. |
Përshkrim i strukturës
organizative, funksioneve dhe detyrave përgjithësuese të autoritetit publik |
Neni 7/1/a/d |
|
Përditësohet |
Në
faqen zyrtare |
Departamenti i Burimeve Njerëzore |
Informacion për procedurat e prokurimit |
Neni 7/1/ë |
Menjëherë pas dërgimit në APP |
Në faqen zyrtare në të Agjencisë së Prokurimit Publik |
Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse |
|
Ligje; |
Neni 7/1/b |
Të tjera |
Pas botimit në fletoren zyrtare Përditësohet Përditësohet |
Në
faqen zyrtare |
OSHEE dhe të tjerë institucione (psh.ERE, MEI, Kuvendi i
Shqipërisë, etj) |
Informacion për procedurat
që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, |
Neni 7/1/c/g |
Format kërkese
Adresë postare: “OSHEE” Sh.A |
Me miratimin e Programit të transparencës. Përditësohet |
Në faqen zyrtare në menunë
“E drejta për informim” |
Departamenti i Burimeve Njerëzore |
Të dhëna për vendndodhjen
e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe |
Neni 7/1/ç |
“OSHEE” Sh.A |
Në faqen zyrtare në menutë
“E drejta për informim” ,
“Kontakt” Bashkëlidhur Programit te Transparencës |
Argid ALIKAJ |
|
Mekanizmat monitorues; |
Neni 7/1/dh |
Menjëherë pas depozitimit në “OSHEE” ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve. |
Në faqen zyrtare të KLSH, www.klsh.org.al |
||
Shërbimet e autoritetit
për publikun |
Neni 7/1/f |
Matrica për procedurat e Drejtorisë së Kujdesit të
Klientit |
Përditësohet |
Në faqen zyrtare në menunë
“Publikime” |
Drejtoria e Kujdesit të Klientit/ DSHIA, Departamenti i
Burimeve Njerëzore dhe Drejtoria Ligjore |
Regjistri i kërkesave dhe
përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 |
Neni 7/1/i |
Me miratimin e programit të transparencës |
Në faqen zyrtare në menunë
“Programi i Transparencës”Me
kufizime të identitetit të ankuesit |
Koordinatori |
|
Informacione dhe dokumente
që kërkohen shpesh. |
Neni 7/1/k |
Vendime Manuale Procedura Formularë |
Pas çdo krijimi të vendit
vakant. |
Në faqen zyrtare |
Kabineti/ DSHIA/
Departamenti i Burimeve Njerëzore/Drejtoria Ligjore |
Informacione të tjera të
dobishme |
Neni 7/1/l dhe Neni 31/h të Ligjit nr.9887, datë
10.03.2008, i ndryshuar |
|
Pas miratimit nga Autoriteti |
Në faqen zyrtare |
Drejtoria
e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, OSHEE vendos në
dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.oshee.al dhe në mjediset e
Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, kategoritë e mësipërme, në një menu të
veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke
nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht
duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin
dhe zbatimin e programeve institucionale të transparences, nepermjet pasqyrimit te detajuar te tij ne faqen zyrtare www.idp.al.
“OSHEE” Sh.A
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H.1, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë
Orari: Hënë– E Premte 08:30 - 17:00