Back

Avari në 7 kabina në Kalanë e Dodës, grupet e OSHEE në terren për eliminimin e defekteve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se si pasojë e reshjeve të dendura të borës  një defekt i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrjetin elektrik në këtë zonë ku kanë pësuar avari rreth 7 kabina elektrike.

Dy grupe pune kanë nisur punën menjëherë në terren për riparimin e defektit pavarësisht situatës së keqe të motit ku trashësia e dëborës ka shkuar gati në 1 metër.

Sipas informacioneve nga drejtoria rajonale e OSHEE, Dibër, bëhet fjalë për 600 abonentë që vuajnë pasojat e avarisë në kabinat elektrike, në Kalanë e Dodës, Kalisë, Bushtricë, Grykë Cajë.

OSHEE garanton se situata po monitorhet me qëllim që energjia të mos mungojë as në zonat e thella malore dhe të gjithë abonentët të furnizohen me energji elektrike.

 

Leave A Reply