Avari në disa n/stacione, pa energji disa zona në Tiranë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton për disa avari që kanë ndodhur sot në disa n/stacione në kryeqytet.
Për pasojë kanë mbetur pa energji zona e “Don Bosko” (Pallatet pranë shkollës “ Qazim Turdiu”),Rr. “Jordan Misja”,Rr. “Asim Vokshi”, Rr. “Haxhi Hysen Dalliu”,Rr e Barikadave.
Defekte janë shfaqur dhe në n/stacionin e Farkës e cila ka shkaktuar mungesën e energjisë në zonën e Farkës, Liqeni i Thatë.
Defekt është shfaqyr dhe në n/stacionin Mëzez që furnizon zonat Yrshek, Domje, në n/stacionin e Vorës, pa energji zonat Traktora, nënstacioni në Gjokaj, pa energji zona e kodër Bërxullës.
Po sot ka pasur defekt në fidrin Rinaës të nënstacionit të Vorës e cila ka lënë pa energji zonën e Rinasit si dhe fidri Surrel në HEC Lanabregas i cili ka lënë pa energji fshatrat Surrel, Lanabregas, Priske,Fushë-Farkë..