Back

Avari në linjën 110kV L110-5/1 Cërrik – Kajan të OST, pa energji disa zona në Elbasan

Për shkak të avarisë në linjën 110kV L110-5/1 Cërrik – Kajan tëOST-së, sot rreth orës 13:39 u stakua energjia në disa zona në Elbasan:
Guras, Grekan, Rrenas, Cartallos, Uji i Pishëm Kajan, Ish Komuna Kajan, Gjolenë, Turbull, Gjinuk, Lisaj, Dragot, Deshiran, Idriz, Marinëz, Dushk, Fierzë, Burgu Kosovë, Cerragë, Cestie.
Grupet e avarisë së OSHEE punuan intensivisht dhe rreth orës 16:00 u vendos në punë linja. Aktualisht kanë marrë energji të gjitha zonat e prekura prej këtij defekti.